S’ka marrëveshje, PANA me Listën Serbe ende në takim!

Krenët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, si dhe Presidenti i AKR’s, Behgjet Pacolli janë tue zhvillue takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në krye me Goran Rakic’in, kryetarin e Mitrovicës Veriore.

Mbas ma shumë se nji orë e gjysë në takim, burimet e lajmi.net thonë se PANA dhe Lista Serbe janë afër marrëveshjes, mirëpo ka ende vështirësi.

Kujtojmë se Lista Serbe kërcënoi se nuk do të jetë pjesë e koalicionit PANA nëse nuk i ka tri ministri.