Skandal: Truni i sulmeve terroriste në Paris, trajtohet si VIP në burgun francez

Salah-Abdeslam

Salah Abdeslam, i cili akuzohet se ka ndihmue për me i planifikue sulmet terroriste të 13 Nandorit 2015 në Paris, po përdor palestrën e tij personale në burg.

Kjo ka qenë deklarata e deputetit të opozitës franceze (partisë Les Republicains), që ka sjellë protesta dhe polemika në Francë.

Deputeti i “Les Republicains”, Thierry Solere ka zhvillue nji vizitë befasi në burgun e Fleury-Mérogis, ku vuen dënimin i konsideruemi “truni” i sulmeve terroriste në Paris.

Solere, i shoqnuem edhe nga nji gazetar gjatë vizitës në burg, tha se pjesë e katit të katërt të ndërtesës së D3 (në burg) asht vnue tansisht në dispozicion për akomodimin e Salah.

Janë katër qeli në dispozicion vetëm të xhihadistit, dy për përdorim personal, e treta për mbikëqyrjen e tij me kamera dhe e katërta për me përdorë si palestër, shkruen sot ANSA.