Skandali: ​​“Dieselgate” ka shkaktue vdekjen e 5000 personave në vit

Skandali ”Dieselgate”, ku u përfshin rreth 100 milionë automjete në Europë, ka shkaktue vdekjen e 5000 personave në vit.

Simbas nji hulumtimi të realizuem nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikueme (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate”, asht vërejtë nji rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmënisë në Europë.

”Të paktën 10-mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Europë kanë lidhje drejtpërdrejtë me ‘Dieselgate”, thotë IIASA.

Gjithashtu, në hulumtim theksohet se në mesin e vendeve europiane, Italia, Gjermania dhe Franca, për shkak të numrit të madh të popullsisë dhe përdorimit të automjeteve me naftë janë vendet, të cilat janë prekë ma shumë nga gaznat e çlirueme nga automjetet.

Ndërsa, vendet që janë prekë ma pak nga gaznat janë Norvegjia, Finlanda dhe pjesa greke e Qipros.

Skandali shpërtheu në Shtator të vitit 2015 mbas deklaratës se, ”Volkswagen” kishte raportue gabim normat, ndërsa ishte ba e ditun se edhe kompanitë si ”Fiat”, ”Peugeot” dhe ”Renault” kishin aplikue metoda të ngjashme të emetimit të naftës.

Hulumtimi asht publikue në revistën “Environmental Research Letters”.

Shperndaje në: