Skandaloze: Partia e Djathtë në Danimarkë ban nji veprim anti njerëzor ndaj emigrantëve

Polemika në Danimarkë për nismën e partisë së djathtë ‘Danskernes Parti’, e cila ka shpërnda rreth 150 bombola me “sprai anti-emigrantë” për “të mbrojtë qytetarët”. Lideri i ‘Danskernes Parti”, Daniel Carlsen, ka mbrojtë lëvizjen: “Në nji kohë të përcaktueme duhet të riatdhesohen emigrantët, por në t’ardhmen e afërt duem të gjejmë zgjidhje për t’ia ba jetën ma të mirë dhe të sigurt popullit danez”.

Bombolat janë shpërnda në rrugët e ‘Haderslev’, qytet portual në juglindje të Danimarkës: bahet fjalë për nji prodhim të ngjashëm me llakun e flokëve (ky produkt asht i ndaluem në Danimarkë).

Carlsen vazhdon: “Nuk arrij ta kuptoj se qysh mund të konsiderohem nji racist. Nji sprai i tillë asht i ndalue, këtu, kështu që u detyruem të gjenim nji mënyrë për qytetarët danezë, në veçanti për të mbrojtë gratë”, raportoin CNN.