S’keni me besue se çka i detyroi Enver Hoxha ushtarët italianë me ba! (video)

Egzistojnë shumë dokumente që dëshmojnë pozitën e vështirë në të cilën ishte Ushtria italiane mbas kapitullimit të saj në Shqipni.

Nji ushtri e copëtueme dhe e shpërndame në tanë vendin, pa nji orientim të qartë përgjatë gjithë Shtatorit e Tetorit 1943, ajo ishte e detyrueme me ju bindë urdhnave për bashkëpunim ose nënshtrim ndaj Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

Nji pjesë e ushtarëve italianë ishinë të vendosun me bashkëpunue më Ushtrinë Nacional-Çlirimtare e me i luftue gjermanët. Por, nji pjesë e madhe e tyne ishin të demoralizuem dhe nuk donin ma me luftue.

Fati i tyne ishte nënshtrimi. Ata s’mundeshin me u kthye në Itali. U ç’armatosën krejt dhe u shpërndanë nëpër katunde për me ndërtue rrugë e shtëpi, për me i punue arat e katundarëve dhe çdo punë tjetër që kishte me qenë e nevojshme.