S’mbrapsen serbët, kjo asht ajo çka thonë për Haradinajn!

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, sot ka thanë se “kurrë nuk ka me ja kthy shpinën popullit tonë në Kosovë dhe e kuptojmë se sa vështirë ka me pasë Lista Srpska me luftue për interesat serbe tue u përball me njerëz nga fletëarrestet”.

“Haradinaj dhe shumë bashkëpunëtorë të tij për neve mbeten në listën e fletë-arrestit dhe këtu nuk ka me ndryshue asgja”, citon “Vecerenje novosti” të ketë thanë Djuric.

I ngarkuemi politik i Serbisë për Kosovën ka folë edhe për ata që në Serbi quhen “serbë të ndershëm”, përkatësisht “serbë të Thaçit”.

 

Shperndaje në: