S’ndalet Haradinaj, e mban sot edhe takimin numër 6 (foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhdue me takime të shumta në ditën e dytë të marrjes së detyrës.

Mbasi që ka qëndrue në Obiliq dhe ka vizitue banorët e Shipitulles dhe Hades, ai ka zhvillue edhe pesë takime tjera.

 

Para pak minutash, Haradinaj ka prit edhe ambasadorin francez, Didier Chabert.

 

Njoftimi i Qeverisë:

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Me këtë rast, ambasadori francez Didier Chabert e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën e re, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Republikën e Kosovës.

Ambasadori Chabert, po ashtu theksoi detyrën e madhe që e ka përpara Qeveria e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane, duke ofruar përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve në fushën e gjyqësisë, ekonomisë dhe kulturës.

Kryeministri Haradinaj tha se MSA-ja do të jetë themeli i programit të tij qeverisës.

Shperndaje në: