Sondazhi i fundit: Clinton gezon 44 % e të anketuemve n’Amerikë!

Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkueme në Amerikë Hillary Clinton asht në krye të përkrahjes, me tre pikë përqindje në krahasim me rivalin e saj republikanin Donald Trump, në bazë të rezultateve të sondazhit të fundit që janë krye nga ‘Blumberg’ dhe Instituti për Publik ‘Selzer&Co’.

Simbas këtij hulumtimi të fundit asht ba e ditun se Clinton ka gëzue të mirat e 44 për qind e të anketuemve, ndërsa 41 për qind në favor të Trumpit.

Ndërsa kandidati tjetër, Gary Johnson ka mbështetje prej katër për qind, dy për qind ma shumë se kandidati i Partisë së Gjelbër Jill Stein.

Në SHBA pritet që nesër me qenë 225 milionë amerikanë për me vendos në mes Hillary Clinton dhe Donald Trump.