Sondazhi: Rezultat i befasishëm se çka mendojnë gjysa e gjermanëve për Merkel

Popullariteti i mbrendshëm i Kancelares Angela Merkel ka ra ndjeshëm, konfirmue kjo edhe nga nji sondazh i të Dielles, simbas të cilit, 50 për qind e gjermanëve janë kundër saj.

Gjysa e shtetasve gjermanë nuk dëshirojnë që Merkel të shërbejë në nji mandat të katërt në detyrë mbas zgjedhjeve federale të vitit të ardhshëm, thotë “Reuters”.

Nji seri e sulmeve të dhunshme ndaj civilëve në Korrik, dy prej të cilave nga Shteti Islamik, kanë përqendrue vëmendjen në politikën e dyerve të hapuna për refugjatët, e cila lejoi qindra mija emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika apo vende të tjera të hynin në Gjermani vitin e kaluem.

Gjysa e të anketuemve në sondazhin “Bild am Sonntag” ishin kundër qëndrimit në detyrë të Merkelit mbas zgjedhjeve 2017, dhe 42 për qind mbështesnin kandidimin e saj.