Sondazhi: Shumica e publikut britanik mendon se Trump ka me ba boten vend edhe ma te rrezikuem!

gettyimages-622409668-0

Shumice absolute e britanikeve mendojne se ardhja e Donald Trump ne Shtepine e Bardhe ka me ba boten nji vend te rrezikshem me jetue, simbas sondazhit te porositun nga gazeta britanike The Independent.

Sondazhi ekskluziv i ComRes per gazeten The Independent, sjell opinionin e shumices se publikut britanik se zoti Trump ka me qene “president i keq” dhe kjo fitore e tij perban nji “precedent te keq” per zgjedhjet e ardhshme kudo.
anketa

  • 66 per qind e sondazhit te ComRes pajtohen me konstatimin se “Donald Trump si president e ban boten nji vend edhe ma te rrezikshem”, derisa 10 per qind mendojne se ka me ba boten “nji vend ma te sigurt”.
  • 53 per qind mendojne se zoti Trump ka me qene “president i keq” (“bad president”), kundershtue nga 15 per qind qe mendojne se ka me qene “i mire”.
  • 58 per qind te njerezve te anketuem mendojne se  “Fitorja e Donald Trump themelon nji precedent te rrezikshem per zgjedhjet e ardhshme”, ndersa  26 per qind  e pershendesin kete thyemje te politikes rutinore.