Sondazhi: Shumica e qytetarëve nuk e dijnë numrin e ndihmës së shpejtë!

Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk e dijnë numrin e telefonit të ndihmës së shpejtë, në rast se kanë nevojë ta lajmërojnë për ndonji rast.

Ky asht rezultati i nji sondazhi, simbas së cilit vetëm ma pak se nji e treta e qytetarëve të intervistuem e dijnë numrin 194.

Në pyetjen nëse e dijnë se cili asht numri i ndihmës së shpejtë, nga 253 qytetarë, saktë janë përgjigjë vetëm 78 persona (30 për qind e të intervistemrve). 105 persona (42 për qind) kanë thanë se numri i ndihmës së shpejtë asht 192, 69 persona (27 për qind) e kanë përmendë numrin 122, ndërsa nji person ka thanë se numri i ndihmës asht 129.

Sondazhi asht realizue nga Kolegji, “Pjetër Budi”.