Soros dhe pasanikët që financuen Hillary’n bajnë plan me rezistue Trump’in

static2-politico-com

George Soros dhe liberalët e tjerë të pasun, të cilët shpenzuen dheta miliona dollarë ne perkrahje te Hillary Clinton per  presidente të SHBA, janë mbledh në Washington për nji takim tre ditor, mbrapa dyerve të mbylluna, për me i riorganizue paret e mëdhaja qe kane mbete nga fushata, per me luftue diqysh presidentin e sapozgjedhun Donald Trump.

Takimi i cili filloi të Shtunën në mbramje në hotelin e kushtueshëm mandarin të Washingtonit, sponsorizohet nga “Democracy Alliance donor club”, në të cilin marrin pjesë liderat e unioneve kryesore dhe grupeve liberale, si dhe dashamirësit e majtistëve, si liderja e Dhomës së Përfaqësuesve të Demokratëve Nancy Pelosi, senatorja Elizabeth Warren dhe bashkë-kryetari i Grupit Drejtues i Kongresit Progresiv Keith Ellison, simbas nji agjende dhe dokumenteve të tjera të sigurueme nga portali “Politico”.

Ky takim asht i pari prejse Donald Trump shenoi fitore tronditëse ndaj Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale të 8 Nandorit, raporton “Politico”.

Nji nga pikat kryesore të agjendës asht parandalimi i planit 100 ditësh të presidentit të sapozgjedhum Donald Trump, të cilin agjenda e quen “sulm tmerrues ndaj arritjeve të presidentit Barack Obama – dhe vizionit tonë progresiv për një komb të drejtë ku sundon ligji.”