Soros: Shpërbamja e BE asht e pakthyeshme mbas Brexit

“Vendimi fatal i Mbretnisë së Bashkueme për me u largue nga Bashkimi Europian asht paralajmërues i shpërbamjes së bllokut 28 anëtarësh”, asht shprehë financieri miliarder, George Soros, kështu e ka nisë shkrimin CNBC. Soros asht shprehë se Brexit i kombinuem me krizën europiane të emigrantëve ka krijue nji skenar katastrofik që ka me pasë pasoja për Britaninë dhe mbarë botën.

Simbas Soros shpërbamja e BE’s asht praktikisht e pakthyeshme. Ai shtoi se pasojat e Brexit kanë me qenë të krahasueshme veç me krizën financiare të 2007-2008, ku efekti domino potencialisht mundet me ju dhanë fund dekadave të unifikimit të kontinentit.

Financieri asht shprehë se implikimet në Europë munden me qenë shumë ma keq, “tensionet mes shteteve anëtare kanë arritë në nji pikë thyemje, jo vetëm për çashtjet e emigracionit, por edhe si rezultat i presioneve të jashtëzakonshme midis kreditorëve dhe debitorëve në vendet e eurozonës”, tha Soros.

Miliarderi në mbyllje u shpreh me nota pak ma optimiste tue thane se ithtarët e integrimit europian nuk duhet me u dorëzue, sepse padyshim që BE ka edhe të metat e tij. Ai shtoi se tanë ata që besojnë në vlerat dhe principet mbi të cilat BE asht ngritë duhet me u bashkue për me pshtue atë tue e rindërtue.