Soros: Trump duhet me u ndal!

soros-trump

Miliarderi George Soros dhe demokratë të tjerë të pasun në SHBA kanë zhvillu nji mbledhje 3-ditore, për me diskutue për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, që u mbyllën me fitoren e Donald Trump dhe humbjen e demokrates Hillary Clinton.

Soros dhe të tjerë demokratë (socialistët në SHBA) kanë shpenzue shuma të mëdhaja paresh për me financue Hillary Clintonin në fushatën presidenciale. Nga mbledhja, mesazhi kryesor që u arrit ishte ‘të ndalet Donald Trump’.

George Soros u tha kolegëve të tij se Donald Trump paraqet rrezik. “Ai është diktator potencial. Kam besim se institucionet amerikane dhe opozita energjike kane me i dale në rrugë për moszbatimin e planeve të tij”, ka thanë Soros.