Sot gjysëfinalja e parë e Eurovizion

Prej muejsh e kemi pritun me ankth, por ja që tashma jemi në orët e fundit, teksa sot ka me fillue gjysëfinalja e parë e festivalit europian të muzikës, Eurovizion, direkt nga Stokholmi. Gjysëfinalja fillon në orën 21:00.

Risia e këtij viti asht që festivali ka me u trasmetue për herë të parë edhe n’SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e Re. Për herë të dytë në garë ka me qenë edhe Australia, e cila ka me performue në gjysëfinalen e dytë, me 12 Maj bashkë me Shqipninë.

Në bazë të sondazheve, kangët më të pëlqyeme që kanë mundësi për me fitue trofeun e edicionit të 61-të janë:

Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta.

Shtetet që kanë me u ngjitë sot në skenë janë: Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria, Islanda, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, San Marino.