Sot mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit

Kuvendi

Sot, për të katërtën herë radhazi pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, nga kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci.

Seancat e kalueme dështuen mbasi që deputetët e koalicionit fitues të përbamë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, që njihet me shkurtesën PAN, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për me propozue kandidatin për kryetarin e Kuvendit.

Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë paralajmërue se nuk kane me marre pjesë as në seancën e radhës, mbasi kanë kërkue konsultime shtesë.

Seanca fillon n’orën 10:00./Rrokum.TV