Sot në Kuvend votohet Qeveria Haradinaj

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka me mbajtë seancën e jashtëzakonshme me të vetmën pikë rend dite, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mandatue Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë.

Seanca ka me nisë punimet mbasdite në ora 16:00.

Vendimi për seancë të jashtëzakonshme asht marrë dje në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, e kryesueme nga Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Veseli asht zgjedh në krye të legjislativit në seancën e 7 Shtatorit, mbas shtymjes disamujore të konstituimit të Kuvendit, si rezultat i mungesës së koordinimit të partive politike.

Ndërsa Ramush Haradinaj pritet që sot me prezentue ekipin e tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës, mbasi asht mandatue nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Por, partneri qeverisës nga radhët e komuniteteve, gjegjësisht Lista Serbe ka me udhëtue sot në mëngjes për në Beograd për udhëzimet e fundit rreth pjesëmarrjes në egzekutivin kosovar.

 

Shperndaje në: