Sot takohen Erdogan-Trump, kjo asht tema e diskutimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e takon sot në Washington presidentin e Shteteve të Bashkueme, Donald Trump.

Erdogan tha se vizita e tij në SHBA mundet me shenue nji “fillim të ri” në marrëdhaniet midis dy aleatëve të NATO’s, të cilat janë lëkundë me vendimin e SHBA’ve për me i armatosë forcat kurde në Siri.

Ankara konsideron se kurdët në Siri kanë lidhje më Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup i shpallun terrorist, i cili ka luftue forcat turke me dekada.