Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Për të pestën herë , Kuvendi i Kosovës ka m’u mbledhë sot për vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka vetëm nji pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe Nënkryetarëve.

Seanca po mbahet me kërkesën e PAN’it, që doli në takimin e fundit konsultativ në mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklarue dje në nji konferencë për media se ekziston mundësia për mosmbajtjen e seancës, meqë simbas tij po synohet formimi i nji Qeverie gjithëpërfshimëse.