S’pajtohen për gjuhën shqipe: Sela përplaset me Hahn!

Komisioneri për Zgjanim i BE’s Johanes Hahn ka zhvillue nji takim jo të zakonshëm me liderin e LR-PDSH’s, Ziadin Sela.

Ky i fundit asht tregue rezistues ndaj kërkesave të shqiptarëve, sidomos për avancimin e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, Hahn i nxitun nga Kryeministri Zoran Zaev ka kërkue nga Ziadin Sela që ligji për gjuhët të vendoset për miratim mbas zgjedhjeve lokale.

Burime nga ky takim thonë se Sela i ka thanë Hahn, se mbrenda 100 ditëve nëse nuk miratohen ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për gjuhët ai ka me braktisë Qeverinë.

Hahn ka vazhdue presionin tue theksue se, kjo ka me damtue Zaevin në zgjedhjet lokale, ndërsa do të përfitonte partia e Nikola Gruevskit.

“Unë përfaqësoj interesat e popullit tim. Para qytetarëve kam premtue se mbrenda 100 ditëve shqipja ka m’u avancue me ligj. Nuk më interesojnë kalkulimet tjera, mbrenda 100 ditëve ka me braktisë Qeverinë, nëse Kryeministri Zaev nuk reflekton”, asht shpreh Sela, tregojnë burime mbrenda LR-PDSH’s.