Spikerja e parë me hijab në Kanada

Ginella Massa u ba prezentuesja e parë e lajmeve me shami në Kanada.

Ajo këtë ngjarje e quejti si “hap i randësishëm” për veten dhe vendin.

“Gjejeni se kush ka m’i prezentue sonte lajmet kryesore? Kjo nuk asht nji punë e madhe veç për mue personalisht, me aq sa di unë deri sot asnji grue me hijab nuk i ka prezentue lajmet për nji kompani të madhe televizive në Kanada.” kishte shkrue Ginella në llogarinë e saj në Facebook.

Ky asht suksesi i dytë i madh për Ginella Massa’n, e cila punon për CityNews, mbasi që në vitin 2015 ajo ishte ba reporterja e parë me hijab e shfaqun ndonjiherë në lajmet televizive të Kanada’s.