Rihapet stacioni i trenit në Gjermani, policia nuk gjeti bombë

Policia federale e Gjermanisë e ka rihap stacionin e trenit në qytetin Rastatt në jugperëndim të Gjermanisë, mbasi që nuk gjeti asgja të dyshimtë mbas kercënimit me bombë.

Policia e evakuoi dhe e rrethoi stacionin e trenit mëngjesin e sotëm, mbasi që pranoi nji kercënim për bombë rreth orës 9.15.

Gjermania asht e alarmueme, mbasi dje u arrestue nji refugjat sirian, mbas dy ditësh ndjekje nën dyshimin se po planifikonte sulm islamik me bombë.

 

Stacioni hekurudhor ‘Rastatt’ evakuohet, dyshohet për bombë!

Policia gjermane ka evakuue sot stacionin hekurudhor në ‘Rastatt’ në jug-perëndim të Gjermanisë, për shkak të nji kercënimi me bombë, por deri tash asgja e dyshimtë nuk asht gjetë.

Simbas Bild, pasagjerët dhe punëtorët u detyruen me la ndërtesën e stacionit, mbas marrjes së nji kercënimi me bombë, që ka pezullue edhe trafikun.

Policia ka fillue me kerkue përreth terrenit, tue mbyll edhe sheshin para stacionit.

Ndërsa për këtë paralajmërim policia ka angazhue ekspertë të eksplozivit dhe qenë të angazhuem.

Rastat asht në pjesën e Baden-Wuerttembergut, ndërsa policia gjermane ka arrestue dje nji person në Lajpcig që po planifikonte nji sulm terrorist në aeroportin e Berlinit.