Steinmeier – nominohet për President!

Steinmeier

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, asht nominue për President të Gjermanisë.

Simbas agjencisë së lajmeve DPA, thuhet se partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel, ka me mbështetë kandidaturën e Steinmerier për postin e Presidentit.

Frank-Walter Steinmeier pritet me marrë rolin kryesisht ceremonial të kreut të shtetit nga Joachim Gauck, mandati 5-vjeçar i të cilit perfundon në Fror.

Steinmeier asht nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë, dhe i afërt me ish-kancelarin Gerhard Schroeder me të cilin vijnë nga e njajta parti, e që mbas politikës, ky i fundit u nominue si Shef i “Gasprom” për Europë, që asht firma ma e madhe ruse që furnizon Bashkimin Europian me gaz.