Studenti amerikan denohet me 15 vjet punë të veshtirë n’Kore

Nji student amerikan asht denue me 15 vjet punë të veshtirë në Korenë e Veriut, për krime kundër shtetit.

Otto Frederick Warmbier, student n’Universitetin e Virginia’s, asht arrestue në muejin Kallnor, mbasi ka ba përpjekje me vjedhë nji pano me sllogan propagandues nga hoteli i tij në Pyongyang.

Warmbier, 21 vjet, asht akuzue për “kryemje të aktit armiqësor” kundër shtetit.

Në nji konferencë shtypi me 29 Fror, Warmbier ka pranue se ka vjedh slloganin.

Denimi i tij vjen në kohën e tensioneve në rritje në gadishull, mbasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, asht zotue me 15 Mars se do të testojë nji kokë bërthamore.