Suedia bahet vendi i parë ku karburanti ka me qenë pa pare!

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka ba të ditun se vendi i tij ka me punue dhe asht në drejtimin e duhun për me u ba shteti i parë ku karburanti ka me qenë falas. Kjo deklarate erdhi në nji fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’s.

Në buxhetin e vjeshtës në Shtator, qeveria Suedeze njoftoi se ka me i harxhue 4.5 miliardë korona (356 milionë euro) vitin e ardhshëm për infastrukturën e gjelbër, financime për gjana të tilla si panelet diellore dhe turbina ere, shkruen “The Independent”.

50 milionë korona (4 milion £)  kanë me u shpenzue çdo vit në hulumtimet për ruejtjen e energjisë elektrike, dhe 1 miliard (80 milionë £) për përmirësimin e ndërtesave të banimit për me i ba ato efikase ndaj energjisë, tha Kryeministri.

Vendet nordike tashma po e çojnë botën drejt energjisë së rinovueshme, Suedia ka rigjenerue rreth dy të tretat e energjisë elektrike të saj nëpërmjet burimeve të rinovueshme.