Sulm në Londër, nji i vdekun

Nji burrë ka vdekë dhe tetë vetë janë plagosë mbasi nji furgon goditi nji turmë kambësorësh pranë nj8 xhamie në veri të Londrës.

Nji 48 vjeçar u arrestue mbas përplasjes mbas mesnate pranë Xhamisë së Finsbury Park në Seven Sisters Road.

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) tha se nji furgon qëllimisht po përplaste besimtarët.

MCB tha se ishte nji “manifestim i dhunshëm i Islamofobisë” dhe bani thirrje për siguri shtesë rreth xhamive.