Sulmi në Barcelonë, Merkel jep këtë deklaratë

Gjermania qëndron në krah të Spanjës, në vendosmëninë e saj për mos me i lejue sulmet terroriste të marrin jetë njerëzish.

Kështu asht shprehë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, këtë të Premte, në reagimin e parë mbas sulmit të militantëve islamikë që vranë 13 persona në Barcelonë.

“Këto sulme vrastare na treguen edhe njiherë përbuzjen e madhe ndaj njerëzimit që sundon mes terrorizmit islamik, – shton ma tej Merkel. – Jemi të gjithë të bashkuem në vendosmëninë tonë për mos me i lejue këta kamikazë, që të na ndalin të jetojmë me stilin tonë të jetesës”.

Merkel shtoi se Barcelona, në veçanti, shquhet për tolerancë, bukuri dhe për takimet paqësore mes njerëzve të kulturave të ndryshme.

“Terrorizmi mundet me na shkaktue disa orë të hidhuna dhe të tmerrshme, siç ndodhi edhe në Spanjë, por nuk mundet kurrsesi me na mposhtë”, thotë kryetarja e egzekutivit gjerman.