Sulmi në Munich, baba i djalit nga Kosova kallxon momentin e fundit

Baba i të riut që ka humbë jetën në sulmin vetvrasës në Munich asht shprehë për mediat kosovare se kanë pasë me u kthye mbas nji jave. Naim Zabërgja, baba i Dijamant Zabërgja, i cili asht kosovari i tretë i vramë në sulmin terrorist në Munich ka kallxue momentin e fundit që ka kalue me të birin që tashma nuk jeton ma.

“Kemi planifikue që me ardhë mbas nji jave së bashku, por ja që ndodhi ky rast dhe nuk erdhëm së bashku”. “Momentin e fundit e kam pa nji ditë ma herët, ai ka shkue tek motra e tij, e cila banon në afërsi të vendit ku ka ndodhë sulmi”.

Zabërgja ka kallxue edhe se qysh ka ndodhë momenti tragjik, ku i biri i tij ka ndërrue jetë. “Rreth orës 18:00 ka dalë me nji shok të tij gjerman te qendra tregtare, ata kanë marrë nga nji pije dhe kanë dalë jashtë dyqanit, ku dorasi ka qenë në afërsi dhe ka shtanë te ata”.

“Shoku i tij ka arritë me ikë e asht kthye mbrapa ku nuk e ka pa ma Diamantin e ma nuk ka ditë asgja”. Ai ka kallxue se lajmin tragjik e ka kuptue në orën 4 të mëngjesit kur edhe ka shkue Policia në shtëpi për me i informue.

“Gjatë tanë kësaj kohe kemi telefonue e nuk kemi pasë përgjigje, mirëpo kemi mbetë me shpresën që asht në atë zonë e nuk i ka ndodhë asgja”, shprehet Babai.