Sulmohet me predha ambasada e Rusisë në Damask

Godina e ambasadës së Rusisë në Damask, kryeqytetin e Sirisë, asht sulmue me predha nga grupet terroriste.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se të Diellen dy predha kanë ra në godinën e ambasadës së Rusisë në Damask që njana prej tyne ka goditë objektin e ambasadës dhe tjetra ka ra në afërsi të objektit.

Edhe ma parë terroristët sirianë që veprojnë në rrethinën e Damaskut kanë sulmue me predha disa herë ambasadën e Rusisë në Damask.