Supremja konfirmon dënimin për ‘Drenica 2’. Demaku: Turpi s’paska fund!

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kosovës, Fadil Demaku, ka konfirmue se Gjykata Supreme e ka vërtetue vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica 2.

Ai, i revoltuem kundër vendimit, asht shpreh edhe në Facebook.

“Maskarada e Drenica 2 nga Gjykata e shkallës se parë, Apelit , e deri në Supreme . Turpi spaska fund.

Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar . Koha do ta vërtetojë këtë”, ka shkrue Demaku.

Simbas këtij vendimi Fadil Demaku, por edhe Nexhat Demaku kanë me mbajtë nga tri vjet burgim, ashtu siç kishte vendos Apeli dhe Gjykata Themelore.

Denimet janë vërtetue edhe për Isni Thaçin, Zeqir Demakun dhe Jahir Demakun të dënuem me nga 6 vjet burgim.

Dënimi me nga 3 vjet asht konfirmue edhe për Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn.