Tadic me kërkesë befasuese për Vucic’in lidhun me Kosovën

Ish-Presidenti serb Boris Tadic gjatë nji takimi me gazetarë ka folë për Kosovën dhe integrimet e saj në instancat ndërkombëtare.

“Kosova na asht ba patate e nxetë, që as jemi tue e lanë dhe as s’po mundemi me mbajtë”, ka thanë ai.

Tadic i asht drejtue Presidentit aktual Aleksandar Vucic që  të mos e pengojë Kosovën drejt anëtarësimit të saj në OKB: “Nji karrige për Kosovën në Kombet e Bashkueme, por pa njohje formale”, asht shpreh Tadic.

Me rastin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ish-presidenti i Serbisë ka këshillue Presidentin Aleksandar Vucic me i sigurue asaj nji vend në Kombet e Bashkueme, por në të njajtën kohë sugjeroi me marrë përgjegjësinë për nji hap të tillë.

“Kjo asht ajo që unë mendoj në lidhje me të. Por përgjegjësia do të duhet për m’u marrë e mos pyesni opozitën për me nda këtë përgjegjësi” tha Tadic. /Alo.rs