Tahiri ja kthen Vucic’it: Rusia s’mundet me qenë pjesë e bisedimeve!

Në shkrimet e disa mediave serbe u tha se ekziston mundësia që në dialogun mes Kosovës e Serbisë m’u përfshi edhe “lojtarë” të ri.

Mirëpo, Presidenti serb, Aleksandar Vucic, reagoi menjiherë tue thanë se në dialog ndërmjetësuese asht Bashkimi Europian, nën ombrellën e se cilit zhvillohet dialogu, por në qoftë se dikush nga fuqitë e mëdha kërkon m’u përfshie në dialog, atëherë kanë m’u përfshie krejt fuqitë botnore.

Ministrja për dialog në detyrë, Edita Tahiri tha se Rusia asesi nuk ka m’u pranue me qenë palë e tretë në bisedime, SHBA dhe Gjermania po.

Tutje, Tahiri tha se faza e fundit e dialogut ka me përfundue me njohje reciproke mes shteteve për nji t’ardhme pa konflikte për gjeneratat e reja.

 

Shperndaje në: