Takimi para seance, Veseli e Haradinaj me Pacollin!

Nji natë para seancës konstituive, Express mëson se po mbahet nji takim mes liderëve të partive të PAN’it, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, me kreun e AKR’s, Behgjet Pacolli.

Në këtë takim mund të vendoset fati i seancës së nesërme, por edhe formimi i tanësishëm i Qeverisë.

Partneri parazgjedhor i Pacollit, Isa Mustafa, pak orë ma parë bani të ditun se asht takue me kreun e AKR’s, me të cilin kanë betonue aleancën mes tyne.

Gjatë ditës disa prej anëtarëve të kryesisë së AKR’s thanë se kjo parti nuk ka me perkah kandidatin e PAN’it për Kryetar të Kuvendit.

Megjithatë bazue në takimin që po zhvillohet, bahet e ditun se kreu i AKR’s nuk asht  distancue nga PAN.

Përkundrazi, nëse arrihet nji marrëveshje, ata edhe munden me vazhdue se bashku rrugëtimin e tyne politik.

Në takimin e kësaj mbramje thuhet se temë e diskutimit asht kalimi i Demarkacionit, Asociacionit, për të cilat Pacolli ka disa kushte.