Takimi Thaçi-Vucic, këto janë temat e dialogut (foto)

Temat kryesore që do të bisedohen nesër në Bruksel në takimin  që pritet të mbahet mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, kanë të bajnë me implementimin e marrëveshjeve të arrituna ma herët si dhe ka m’u diskutue për t’ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklarue këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, i cili në nji prononcim për Indeksonline theksoj se dialogu i ri ka me pasë nju frymë ma dinamike dhe do të jetë ma përmbajtjesor i cili ka me çue drejtë nji marrëveshje kornizë gjithëpërfshimëse.

“Bisedimet e nesërme kanë të bajnë me implementimin e marrëveshjeve të arrituna deri tash në kuadër të dialogut që asht zhvillue, dhe e dyta ka m’u diskutue për t’ardhmen e dialogut, ku Presidenti Thaçi ka ma shumë se nji vjet ku kërkon që dialogu me marrë nji frymë dinamikë por edhe m’u ba më përmbajtjesor i cili ka me çue drejtë nji marrëveshje kornizë gjithëpërfshimëse drejtë marrëdhanieve të mira ndër fqinjësore dhe njohjes së Kosovës si shtet dhe më pas pajtimit ndërmjet dy vendeve”, ka thanë ai.