Takohen Pacolli, Deda e Kusari – a po ju bashkohen PAN’it? (foto)

Derisa vendi ka hy në krizë të thellë institucionale për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, sytë e opinionit janë drejtue kah Behgjet Pacolli dhe tre deputetët tjerë të AKR’s.

Pacolli i cili në disa raste ka thanë se nuk do të jetë bllokues, i ka dhanë edhe nji ultimatum LDK’s dhe VV’s që t’arrijnë nji marrëveshje, në të kundërtën ka me kalue në krah të PAN’it.

Mirëpo, në koalicionin LAA janë edhe dy deputetë të Alternativës, themeluesit e saj, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila.

Lajmi.net ka sigurue një fotografi ku shihen bashkë Behgjet Pacolli, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari, në një lokal të Prishtinës.