Takohen Thaçi dhe Pacolli, qe për çka biseduen

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot në takim zavendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilin e ka urue për pozitën e re.

Në këtë takim, simbas njoftimit nga Presidenca asht bisedue për bashkërendimin e agjendës së politikës së jashtme të Kosovës, e cila ka për qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Kemi me vazhdue me procesin e njoftjeve, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dinamizmin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore. Për krejt këto kam besim të plotë dhe kemi me bashkëpunue ngushtë me zavendëskryeministrin e parë, Pacolli” ka thanë presidenti.

Shperndaje në: