Tallja me Erdoganin. Merkel: Të hetohet komediani gjerman!

satira

Kjo asht nji çashtje që ka pushtu prej ditësh kryelajmet në mediat gjermane dhe jo vetëm.

Nji komedian i njohun, Jan Boehmermann talli ashpër presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Poema e tij satirike shkaktoi shumë trazim në Gjermani, ndërsa presidenti turk vendosi të ngrejë nji padi ndaj gazetarit.

Të Premten, kancelarja gjermane deklaroi se do të lejojë hetimin e komedianit që talli presidentin turk.

“Gjykatat do e kenë fjalën e fundit,” tha Angela Merkel.

Merkel ju referu në këtë mënyrë nenit 103 të Kodit Penal.

Në këtë nen thuhet se kushdo që fyen nji kryetar të nji shteti të huej, denohet me gjobë deri në tre vjet burg.

Nëse në lojë asht shpifja, denimi shkon deri në pesë vite burg.

Por Merkel paralajmëroi dekriminalizimin e fyemjes ndaj liderave të huej.

“Ky nen asht i panevojshëm për të ardhmen”.

“Në nji shtet të së drejtës, nji qeveri nuk ban tregti me të drejtat personale dhe lirinë e shprehjes, por këtë e vendosin gjykatat dhe prokuroria,” tha Merkel.

Ajo shtoi se ky vendim i qeverisë nuk nënkupton se komediani ka shkel ligjin, por tha se këtë e vendosin gjykatat.

Erdogan e ka depozitu padinë për fyemje ndaj komedianit në qytetin Mainz.

Çashtja në fjalë ka provoku nji debat të fortë mes dy vendeve.

Së fundmi ishte raportu se komediani asht vendos nën mbrojtje policore.