Tash Presidentit Obama mundeni me i shkruejt n’Facebook

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, njihet si person që rri çut natën, tue lexue raporte të këshilltarëve të tij, tue pregaditë fjalime, tue kqyrë ndeshje sportive e tue hangër bajame.

Dhe, simbas Shtëpisë së Bardhë, Obama lexon çdo natë 10 letra që ja dërgojnë qytetarët amerikanë.

“Kjo asht pjesë e rutinës së tij të përditshme që kur ka ardhë në pushtet në vitin 2009”, thotë Jason Goldman nga stafi i Obamas. “Këto 10 letra në ditë e mbajnë presidentin të informuem se çka po ndodh në vend, ashtu si gjithçka tjetër”, kallxon ai.

Deri tash, simbas Goldman, shumica e letrave të zgjedhuna nga stafi kanë qenë të shkrueme me dorë apo emaile të dërguar nëpërmjet WhiteHouse.gov.

Por, ata që tash duen t’i shkruajnë Obamas munden me ba këtë në mënyrë shumë të lehtë, ashtu siç i shkruejnë miqve të tyre: tue i dërgue mesazhe në Facebook Messenger.

“Roboti i Messengerit i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Goldman, “ka me ba komunikimin me Obaman po aq të lehtë sa me miqtë tuej ma të ngushtë”.