Të Diellën Austria voton për presidentin e ri, qe kush asht favorit

Austriakët kanë me zgjedhë të Diellën mes nji populisti dhe nji të moderuemi për president, ndërkohë që të dy kandidatët shpresojnë me shfrytëzue efektin “Trump” në vendin e parë të Bashkimit Europian që përballet me nji zgjedhje të tillë, qysh prej zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sondazhet kallxojnë se shumica e austriakëve mendojnë se populisti Norbert Hofer mbetet favoriti përballë kandidatit të majtë Alexander Van der Bellen, në votimin e 4 Dhetorit.

Gjithsesi, kushdo që ka me fitue, zgjedhjet kanë nji randësi përtej asaj se cili ka me fitue këtë post kryesisht ceremonial.