Te Diellen kthehen akrepat nji orë mbrapa!

Ndryshimi i orës këtë Vjeshtë ka me u ba të Diellën e fundit të Tetorit (30 Tetor), kur n’orën 03:00 (simbas orës sonë) akrepat e orës kanë me shkue në 02:00.

Nga kjo ditë, krejt kanë me ba nji orë ma shumë për gjumë.

Ndryshimi i orës ma parë n’Europë ka qenë jo i njitrajtshëm, por ajo filloi me u përgjithësue nga viti 1974, mbas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën me çue përpara orës në mënyrë që me shfrytëzue ma shumë dritën e diellit dhe të konsumonin ma pak energji elektrike.

Si ligj europian ndryshimi i orës n’Europë u vendos në vitin 1981 dhe asht rinovue çdo katër vjet.

Norma europiane vendosi në mënyrë të qendrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon nji orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon nji orë mbas ), që tash respektivisht janë e Diella e fundit e Marsit dhe e Diella e fundit e Tetorit.