Të papunët festojnë Ditën e Punëtorëve, bile dhe në shi

Rruga që çon drejt Parkut të Gërmisë ishte e stërngarkueme edhe në orët e vona të drekës. Pamvaresisht shiut që sapo nisi, dheta njerëz të moshave të ndryshme ja msyenin kësaj rruge.

Shumë njerëz të ardhun nga qytetetet e tjera të Kosovës, kishin zgjedh Parkun e Gërmisë si vendin ma të përshtatshem për me festue Ditën e Punëtorëve, 1 Majin.

Të pyetun nga Televizioni Rrokum, ata thanë se kjo ditë duhet festue, ani pse papunësia në Kosovë asht shumë e madhe.

Simbas qytetarëve në Kosovë nuk pritet me pasë të drejta të punëtorëve.

E derisa japin si arsye për këtë rrogat shumë të vogla, ata nuk e shohin të arsyeshme me protestue, të paktën në këtë ditë.