Të parkosh mbi Ferrari, a nuk asht ky gabimi ma i kushtueshëm?

Legjendat për pakujdesinë e grave në timon kanë arritë kulmin me parkimin që nji zojë në Virginia të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka ba tue përplasë nji Ferrari me nji vlerë rreth 400 mijë dollarë.

Grueja po drejtonte mjetin Mercedes-Benz 380SL, kur në tentativën për me parkue pranë Ferrarit, e ka përplasë atë.

Kështu, grueja e ka futë veten në telashe të mëdha mbasi me siguri riparimi ka me qenë i kushtueshëm