Telefoni juej regjistron në mënyrë sekrete ku shkoni, qe qysh mundeni me pa

Telefoni juej përmban nji listë të hollësishme me të gjithë vendet ku ju keni qenë – që ju ndoshta nuk e dinit që egzistonte.

Nuk ka randësi nëse keni nji telefon iOS apo Android, mbasi receptorët e telefonit munden me pa se ku shkoni, dhe të regjistrojnë krejt informacionin.

Të dhanat shërbejnë si nji mënyrë për me ju kujtue se ku keni qënë egzaktësisht.

Gjithashtu, kjo lejon telefonat me ju dhanë informacion tue ditë ku tentoni me shkue dhe në çfarë ditë.

Krejt kjo mundësohet nga Google, në faqen e Timeline, që njihej ma parë si Location History. Nëse klikoni opcionin, mundeni me pa nji hartë të të gjithë vendeve që keni qenë, të grupueme në udhëtime dhe me data të caktueme.

Në të njajtën faqe ju mundeni me e ndalue këtë opcion, me ba pause, ose me e aktivizue nëse dëshironi.