Temperatura rekord në qytetin iranian, fillon me shkrijë asfalti (foto)

Nji qytet në Iran ka regjistrue t’Ejten mbasdite temperaturën ma të nxetë që ka godit ndonjiherë vendin dhe mund te këtë arritë edhe rekordin botnor për temperaturën ma ekstreme.

Agjencia meteorologjike franceze postoi në Twitter se në qytetin  e Ahvaz  temperatura kishte arritë në “53.7 ° C”.

Agjencia tha se temperatura ashti nji “rekord absolutisht i ri dhe i pabesueshëm në Iran” dhe se kjo ishte temperatura ma e nxetë e regjistrueme ndonjiherë në Qershor mbi Azinë kontinentale.

“The Independent” raporton se temperatura në Ahvaz u ngrit edhe ma shumë, duke arritë në 54 gradë, rreth orës 17:00 mbasdite.

Simbas mediave ndërkombëtare në qytetet u ba aq nxetë sa në disa rrugë filloi të shkrinte edhe asfalti, tue tmerrue shumë qytetarë.

Autoritetet paralajmëruen banorët të shmangin lëvizjes n’orët e nxeta të drekës.

Nëse agjencia franceze ka të drjetë,  atëherë ky shtet i Lindjes së Mesme ka regjistrue temperaturën ma të nxetë të matun ndonjiherë në Tokë në kohët moderne.

 

Image