Tension në qiell, rusët dhe amerikanët përballen për rebelët sirianë

Avionët luftarakë amerikanë dhe rusë janë përfshi në nji shfaqje dramatike në qiejt e Sirisë mbasi avionët rusë bombarduen forcat opozitare siriane që mbështeten nga SHBA’të.

Përballja ajrore ndodhi ndërmjet avionëve F/A-18 të dërguem nga Pentagoni dhe disa avionëve rusë SU-34s, që janë bombarduesit ma të përparuem të Moskës.

Avionët rusë kishin goditë nji baë të rebelëve sirianë që luftojnë kundër Shtetit Islamik ISIS në At-Tanf, pranë kufinit me Jordaninë.

q1 q2