Tensione edhe n’hava, avioni rus 15 metra larg atij amerikan!

avionet

Nji avion luftarak rus “kreu manovra të çrregullta dhe agresive” teksa fluturoi vetëm 15 metra larg nji avioni të Forcave Ajrore amerikane, sikurse mesohet.

Incidenti ndodhi mbi Detin Baltik gjatë nji fluturimi rutinë në hapësinën ajrore nderkombëtare t’Ejten, sikurse ka ba të ditun komanda amerikane n’Europë.

Avionit amerikan ju “afrue nji avion rus SU-27 në nji mënyrë të rrezikshme dhe joprofesionale”, tha për CNN Danny Hernandez, nji zadhanës i Komandës.

“Veprimet e pasigurta dhe joprofesionale e nji piloti të vetëm kanë fuqinë që t’i përshkallëzojnë tensionet në mënyrë të panevojshme mes dy vendeve”, tha ai.