Tensionet e fundit me Greqinë. Rama e thirri homologun grek Tsipras!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi nji bisedë telefonike me homologun e tij grek Alexis Tsipras.

Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat shkruejnë se biseda telefonike asht ba me kerkesë të vetë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kryeministri grek ka nënvizue se asht e nevojshme me u ba hapa të randësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve, për implementimin e të cilit Greqia ka ndërmarrë nji sërë iniciativash.

“Kryeministri grek ka nënvizue se veprimet e fundit, por gjithashtu dhe rritja e retorikës nacionaliste, nga ana e Shqipnisë, minon klimën e besimit të nevojshëm për progresin e marrëdhanieve bilaterale” shkruen alphafreepress.gr