Tërmeti, aktorja italiane rrëfen tmerrin: Qysh qëndrova 9 orë nën gërmadha

Aktorja italiane Alexandra Filotei asht nji ndër të mbijetuemit në Pescara del Tronto, mbas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë tue marrë jetën e qindra personave.

48-vjeçarja qëndroi gjatë nën rrënojat e shtëpisë së prindëve të saj, e cila u shkatërrue nga tërmeti. Mbas 9 orësh, grupet e shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë aktoren nga rrënojat.

Mbasi u dërgue në spital, ajo rrëfeu se i kishte mbajtë sytë mbyllë gjatë tanë kohës që qëndroi nën gërmadha.

“Kisha frigë nga ajo që kisha me kqyrë. Ndjeja erën e gazit dhe thosha me vete, ma mirë të vdes kështu, të paktën nuk marr vesh asgja, citohet ajo nga mediat lokale.

Alexandra Filotei kishte shkue në shtëpinë e prindëve në Pescara del Tronto, për të kalue disa ditë pushimi. Nën gërmadhat e shtëpisë humbi jetën nana e saj Ada, ndërsa baba Martino asht plagosë dhe ndodhet në spital në Perugia. Dy fëmitë e aktores kanë pshtue gjithashtu.