Tërmeti n’Itali: Letra e zjarrfikësit që po emocionon botën: ‘Më fal Giulia, erdhëm vonë”

Përshëndetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë. Kështu e nis letrën e tij, Andrea, nji nga zjarrfikësit që me thoj e zemër në dorë për ditë kontrolluen nën rrënojat e atyne që la mbas tërmeti në Itali, e që shkaktoi së paku 290 viktima.
Letra e tij, mbi arkivolin me trupin e pajetë të Gulias së vogël, e cila u nxorr e vdekun nga rrënojat po ban xhiron e botës e po përlot krejt ata që e lexojnë.

“Përshëndetje vogëlushe, të dhashë nji dorë që të nxirrja jashtë nga burgu i rrënojave. Më fal se arritëm shumë vonë, për fat të keq, ti kishe pushue së marri frymë, por due që ta dish që aty nalt ku je se, bamë sa kishim në dorë për me të nxjerrë jashtë që atje”, i shkruen Andrea, Gulias 8-vjecare, që humbi jetën nga tërmeti, kurse motra e saj, Giorgia u nxorr e gjallë mbas 16 orësh nën rrënoja.

Kur të kthehem në shtëpinë time në Aquila, jam i bindun se nji engjëll më kqyr nga qielli dhe gjatë natës ke me qenë nji yll i shndritshëm. Tungjatjeta Giulia, edhe pse nuk më njohe. Të due shumë”.

letra