Terroristët e ISIS nuk e pranojnë humbjen, qe çka i bajnë komandantit të tyne

Grupi terrorist ISIS mbas disfatave të fundit në veri të Irakut, ka djegë në zjarr komandantin e tij në rajonin strategjik Sharkat dhe disa pjesëtarë të tjerë të këtij grupi terrorist.

Kanali informativ “Russia Today” në gjuhën arabe të Shtunën në mbramje tue citue Dhunun Sab’avi, nji prej komandantëve të operacioneve në provincën Ninva të Irakut, shtoi se mbas çlirimit të rajonit Sharkat, grupi terrorist ISIS me anë të nji veprimi të çmendun ka djegë në zjarr komandantin e tij ushtarak në këtë rajon të quejtun me emnin Abu Hamzeh Al-Libi së bashku me 16 terroristë të tjerë që e shoqnonin atë.

ISIS këta persona i ka dënue me këtë dënim me akuzë se janë arratisë nga lufta. ISIS këta persona i ka djegë në zjarre para syve të publikut për shkak se nuk kanë rezistue përballë forcave irakiane. Ndërkohë, Ahmed Al-Xhaburi, kryetar i provincës Salahudin të Irakut, ka njoftue se kjo provincë asht çlirue tanësisht nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe deklaroi se janë marrë nën kontroll edhe pozicionet e fundit të terroristëve të ISIS në zonën Zuveja në jug të rajonit Sharkat.